Rreth Nesh

Instituti i Librit dhe i Promocionit”, me siglën (ILP), si subjekt juridik është në formën e një fondacioni. ILP është një organizatë shoqërore, jofitimprurëse me karakter shoqëror, kulturor dhe shkencor, aktiviteti i të cilit ka për objekt të nxisë krijimin e një shoqërie të hapur dhe të shërbejë si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës, duke organizuar për këtë qëllim debate, diskutime, konferenca, kërkime, studime e këshillime, duke kontribuar për shpërndarjen e atyre dijeve dhe informacionit teorik dhe praktik për të cilat ka nevojë një shoqëri.

 

Motoja e punës së ILP 

Vlerësojmë traditën, promovojmë risitë.
 

Drejtimet kryesore të veprimtarisë së ILP

 

  1. Nxitja e debatit publik, duke organizuar seminare, konferenca, simpoziume dhe forma të tjera të diskutimit të organizuar në fushat e mësipërme.
  2. Organizimi i kurseve të kualifikimit dhe trajnimit në fushat e shkencave shoqërore, ekonomike e politike.
  3. Botimi i periodikëve, gazetave, librave apo studimeve të ndryshme në lidhje me këto fusha.
  4. Krijimi i një infrastrukture informacioni, si dhe grumbullimit, klasifikimit, përpunimit dhe analizimit të tij, për të gjitha fushat që janë objekt i veprimtarisë së Fondacionit.
  5. Krijimi i nevojshëm i urave lidhëse të komunikimit mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës në fushën e ideve dhe të informacionit.
  6. Organizimi i garave, konkurseve dhe formave të tjera të stimujve moralë e materialë për nxitjen e zhvillimin e letërsisë kombëtare, kritikës letrare, talenteve të reja, ndjenjën dhe dëshirën për të lexuar në të gjitha kategoritë e moshave, brenda dhe jashtë vendit etj.
  7. Promocioni turistik i resurseve të Shqipërisë dhe të rajonit. Nxitja e sporteve në natyrë, nxitja e turizmit gnostik, kulturor dhe argëtues, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme me artistë të artit figurativ, atij të artit të shkruar, të traditës muzikore…
  8. Nxitja e vullnetarizmit në moshat e reja duke bashkëpunuar me institucione arsimore dhe universitare, për përfshirjen e brezit të ri në zhvillimet e reja socio-ekonomike të shoqërisë sonë dhe ndërgjegjësimin e tij për përgjegjësitë që mban për shoqërinë e së ardhmes.
  9. Mbështetja e shtresave në nevojë duke nxitur iniciativa për përfshirjen e tyre në zhvillimin e shoqërisë, mundësimi i pjesëmarrjes së tyre në organizime të ndryshme kulturore, sportive apo turistike; sensibilizimi i komuniteteve të ndryshme të biznesit për të ndihmuar këto shtresa që të marrin edukimin e duhur arsimor, të ndihen pjesë e shoqërisë, të edukohen me dashurinë për librin dhe kulturën në përgjithësi.
  10. Promovimi i solidaritetit në të gjitha format e tij duke zhvilluar aktivitete informuese, parandaluese dhe formuese me karakter kulturor, sportiv dhe social në drejtim të të rinjve dhe familjeve të tyre nëpërmjet: organizmit të seminareve, konferencave, sesioneve formuese, kampeve, ekspozitave dhe shfaqjeve; organizimit të aktiviteteve me karakter solidarizues në ndihmë të personave me vështirësi materiale apo morale, mbështetje  shkollore, mirëmbajtje të bibliotekave etj.
  11. Nxitja e studentëve të laureuar në Universitete të Europës dhe Botës për të dhënë kontributin e tyre vullnetar në sensibilizimin e brezit të ri për rëndësinë që ka formimi arsimor dhe kulturor në cilësinë e jetës sonë vetjake dhe atë të komunitetit.
  12. Mbështetja dhe të organizimi i aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës dhe të burimeve natyrore. Përmirësimin e nivelit të jetës duke përmirësuar dhe ruajtur sitet arkeologjike, mbrojtjen e ujit, ajrit, tokës. Organizimi i aktiviteteve, aksioneve pedagogjike dhe fushatave sensibilizuese e publicitare kundër ndotjes së mjedisit, mbrojtjes  së tij në përgjithësi, florës dhe faunës dhe që kanë si  synim të nxisin debate publike për tërheqjen e vëmendjes ndaj pasurive tona natyrore.

Posto një koment