Aktivitete Pikturë

Kolonia e Artistëve Figurativë në Gjirokastër

Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës

organizojnë në datat 15-18 shtator 2014 koloninë e piktorëve “Gjirokastra në telajo”.

Kjo është kolonia e shtatë e organizuar deri më tani. Falë këtyre kolonive janë realizuar mbi 600 tablo nga viset më të bukura shqiptare, si: Orikumi dhe rrethinat, Himara dhe rrethinat, Lumi i Vlorës, Vlora dhe rrethinat, Zvërneci dhe rrethinat, si dhe në qytetin e Ulqinit. Është realizuar gjithashtu një ekspozitë në Galerinë e Arteve të qytetit të Vlorës në datat 9-25 gusht 2014.

Në këtë koloni marrin pjesë mbi 40 piktorë, emrat e të cilëve do t’i gjeni në tabelën e mëposhtme.

Në ditën e fundit të aktivitetit do të organizohet dhe ekspozita e punimeve të tyre.

Posto një koment