Aktivitete Kalendari i Aktiviteteve Kalendari i Aktiviteteve të Parashikuara READ

Sesion informues 12.1.2021 mbi Thirrjet për aplikim të projektit READ

Ju ftojmë të merrini pjesë në sesionin informues që do të mbahet më 12.1.2021, ora 11, përmes platformës zoom, pë t’u njohur me thirrjet e hapura në kuadër të Projektit “Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor”- Thirrje për aplikime 2020.

Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor- READ është një projekt rajonal i financuar nga BE, me synimin për të fuqizuar aktorët e shoqërisë civile që të kujdesen dhe të kontribuojnë në tolerancën ndërkulturore dhe vlerat demokratike me fokus të veçantë rininë. Projektin e zbatojnë Goethe-Institut Shkup bashkë me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Kalem Culture Association (Turqi), Association Krokodil (Serbi), dhe Qendra Multimedia (Kosovë). Projekti ka filluar më datë 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2024.

Qëllim i këtij projekti, i Goethe-Institut Shkup dhe i 6 OJF-ve, pjesë e këtij konsorciumi është rritja e kapaciteteve të afro 90 nismave kulturore përmes nën-granteve, trajnimeve apo bashkëpunimeve që do të mbështeten në këto 4 vite. OJF-të janë shumë të rëndësishme për suksesin e këtij projekti, pasi ato përbëjnë një ndikim me peshë në ndryshimet kulturore dhe shoqërore.

Thirrja jonë e parë e hapur për aplikime është publikuar nga organizatat e 5 vendeve partnere, ku organizata të tjera mund të aplikojnë për mbështetje financiare në fushën e përkthimit, botimit dhe/apo promovimit të veprave të ndryshme, në mënyrë që të rrisin aksesin dhe njohjen e letërsisë përtej kontekstit kombëtar. Për thirrjen e parë për aplikime, mbështetja do u jepet 30 Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi.

Për t’u informuar rreth thirrjeve klikoni në linqet:

http://www.institutilibripromocioni.al/?p=2698

http://www.institutilibripromocioni.al/?p=2707

Në vijim do të gjeni informacionet se si të lidheni me takimin në Zoom:

Instituti Libri Promocioni is inviting you to a scheduled Zoom meeting.

Topic: Informative Session Open calls 2020 Multicultural and Intercultural
Time: Jan 12, 2021 11:00 Amsterdam, Berlin, Rome, Stockholm, Vienna

Join Zoom Meeting
https://us05web.zoom.us/j/89082836856?pwd=N092UUlMOVJWL05sT2JnVlR0eE52dz09

Meeting ID: 890 8283 6856
Passcode: 1234

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj!

Ju mirëpresim

Posto një koment