Aktivitete Aktivitete të përditësuara Festivali Letrar për të Rinj "Tirana 2019"

FITUESIT E EDCIONIT V

FITUESIT E EDCIONIT V
FESTIVALI LETRAR PËR TË RINJ

Instituti i Librit dhe i Promocionit, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, organizoi ceremoninë finale të edicionit të pestë të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2019” me mbështetës kryesorë Ministrinë e Kulturës dhe Shtëpinë Botuese Toena, në praninë e mjaft shkrimtarëve dhe kritikëve e studiuesve të njohur letrarë.
Në këtë edicion morën pjesë rreth 100 krijues të rinj, në tri gjinitë e tij letrare: prozë, poezi, ese, me temë “Shtegtim dhe identitet”.
Fituesit në ceremoninë finale përftuan certifikata pjesëmarrjeje, diploma merite dhe trofe, për tri vendet e para. Një trofe mirënjohjeje shkoi edhe për Fakultetin e Arteve të Bukura, që për të pestin vit radhazi na mbështet në këtë projekt. Krijimet letrare u vlerësuan nga juria e Festivalit e përbërë nga: Arta Marku, Anrila Spahija (Anna Kove) dhe Ylljet Aliçka, të cilët përzgjodhën grupin fitues duke na sjellë edhe motivacionet përkatëse.

Fituesit e edicionit të pestë të Festivalit Letrar për të Rinj:

ESE
Çmimi I Antea Spahiu “Eksperiencë diku tjetër”
Çmimi II Lisia Peqini “Vajtje-ardhje”
Çmimi III Roen Naska “Sot gatuaj unë”

POEZI
Çmimi I Donart Rexhbogaj “Me të lanë”
Çmimi II Ana Shehi “Udhëtarët e horizontit”
Çmimi III Flamur Dardeshi “Një fije e hollë”

PROZË
Çmimi I Oriada Dajko “Shtëpia e librave”
Çmimi II BukuroshDervishi “Mallkimi”
Çmimi II Klea Dhima “Të iki apo të qëndroj? Kjo është çështja!”
Çmimi III Ermelinda Pashaj “Më në fund të tre”

ARTET
Çmimi I – art grafik
instilacion Kristina Dervishaj
Çmimi I – video-art Ergys Vela
Çmimi I – fotografi Angjelo Sevo

Krijimet më të mira u përfshinë në Antologjinë e krijuesve të rinj, që tashmë shoqëron secilin edicion të këtij Festivali. Në këtë antologji u botuan gjithashtu edhe fotot e krijimeve të studentëve të artit, të cilët sipas kësaj teme realizuan punimet e tyre në: art grafik/instilacion, video-art dhe fotografi, nën kujdesin e tre trajnerëve të Seminareve rikrijuese: Edmond Gjikopulli, Florian Haxhihyseni dhe Albes Fusha.
Jashtë konkurrimit, por me një performancë të shkëlqyer rreth temës së Festivalit, u paraqitën tre studentë të Fakultetit të Artit Skenik, Taulant Demko, Veroniki Chatzopoulou dhe Xheni Saliu, drejtuar nga prof. Roberta Mone Ndokaj.
Përmes bashkëpunimit me shkollën e mesme “Sami Frashëri”, e cila u dallua mes shkollave pjesëmarrëse në edicionin e katërt për cilësi dhe përmbajtje, u realizua në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, në muajin tetor, takimi përmbyllës i shkollës verore, e cila u drejtua nga katër menaxherë të saj.
Tema e këtij edicioni “Shtegtim dhe Identitet”, lidhet ngushtësisht me aktualitetin që po përjeton i gjithë planeti ynë. Me zhvendosjen e njerëzve në ditët e sotme. Kjo lëvizje realizohet për qëllime dhe arsye nga më të ndryshmet. Ajo që dëshironim të hetonim, përmes krijuesve të rinj ishte vizioni i asaj që humb dhe asaj që fiton individi, në planin personal përmes emigracionit dhe asaj çfarë humbet dhe fiton shoqëria ku individi lind e arsimohet dhe shoqëria ku ai emigron e kalon një pjesë të mirë të jetës së tij aktive në punë.
Ashtu si edhe vitet e shkuara, ajo që vumë re ishte fakti se pavarësisht nga linjat tona drejtuese, pjesëmarrësit e këtij edicioni kërkuan përmes krijimeve të tyre t’i mëshonin edhe një herë me një zë të fuqishëm, në pjesën dërrmuese, anën negative të emigracionit, të lidhur me ndarjet emotive, me humbjen, kujtesën, dhimbjen dhe kjo tablo shkrimesh na dha mundësinë për të parë se si ka evoluar apo jo mentaliteti i brezave në vendosjen e tyre kundrejt këtij realiteti ku emigrimi është një pjesë thelbësore e vetë ekzistencës së çdokujt prej nesh si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi.

Fituesit në prozë

Fituesit në poezi

Fituesit në ese

Posto një koment