Mbrojtja Mjedisore

RTV Ora – Mbetjet plastike në Drin kthehen në vepra arti

Mbetjet plastike që deri tani kanë ndotur ujërat e Drinit do të kthehen në vepra arti. Në ditën ndërkombëtare të Drinit, nxënës shkollash dhe vullnetar iu bashkuan një nisme për pastrimin e lumit që përshkon tre shtete. Materialet plastike do të hiqen nga uji dhe do të përdoren si lëndë e parë për vepra arti. Mbetjet plastike dhe materialet e tjera do të shndërrohen në vepra arti. Ato do të përdoren si lëndë e parë për krijimin e instilacioneve për të sensibilizuar kundër ndotjes së natyrës. Nisma “Arti Kundër Ndotjes Plastike”, mori jetë në kuadër të ditëve ndërkombëtare të Drinit. Aksionit për pastrimin e Drinit iu bashkuan masivisht nxënësit e shkollave të bashkisë Kukës. Ndërhyrja u përqendrua në liqenin e Fierzës ku ndotja nga mbetjet urbane që vijnë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, mbetet një problem pa zgjidhje. Punimet që do të krijohen me mbetjet urbane do të ekspozohen në Qytetin e Kukësit me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen e natyrës.

Posto një koment