Aktivitete Aktivitete të përditësuara Libri

Ftesë – Promovimi i librit “Të shesësh shpirtin” – Romano Montroni

PANAIRI I LIBRIT “TIRANA 2018”
14-18 NËNTOR
PALLATI I KONGRESEVE
STENDA BOTIMET TOENA

ROMANO MONTRONI
Menaxheri mitik i Librarive Feltrinelli vjen i ftuar
nga Botimet Toena dhe Instituti Italian i Kulturës,
për të sjellë eksperiencën e tij të gjatë e të suksesshme në drejtimin e zinxhirit të këtyre librarive si dhe teknikat bashkëkohore të menaxhimit
dhe marketimit të produktit më shpirtëror
të të gjitha kohërave –
LIBRIT.

Uroj që kësaj ftese t’i përgjigjen të gjithë LIBRARËT e Shqipërisë, të cilët i mirëpresim në stendën e Botimeve Toena, për të ndjekur fjalën e këtij personaliteti të botës së botimeve në Itali.

Një rast i jashtëzakonshëm për ta takuar dhe për të përftuar prej Tij përvoja të vlefshme.

Përkthyer prej origjinalt italisht nga Elona Zeraliu.

16 nëntor, e premte, ora 18:00, Stenda Toena, Pallati i Kongreseve, Tiranë.

Posto një koment