Aktivitete Aktivitete të përditësuara Panaire

Çelet Panairi i 18-të i Librit “Ulqini 2018”.

Ne ceremonine celjes te ketij edicioni, pershendeten drejtori i Organizates Turistike te Ulqinit z. Fatmir Gjeka, drejtorja e pergjithshme e Institutit te Librit dhe Promocionit znj. Irena Toci, shkrimtari Namik Dokle, ministri i Kultures se Malit te Zi z. Aleksandar Bogdanovic, zvministri i Turizmit dhe i Mjedisit te Shqiperise z. Hajrullah Ceku dhe kryetari i Komunes se Ulqinit z. Loro Nrekiq.
Ne kete panair marrin pjese 45 botues nga Tirana, Shkodra, Ulqini, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tetova e Gostivari.
Po prezantohem me qindra botime te reja te realizuara ne harkun kohor te nje viti.
Nje event i mrekullueshem, i cili qe ne fillimet e veta e deri sot percjell vetem mesazh bashkepunimi ne rajon.
Ne kushtet kur i gjithe rajoni yne synon te zhvillohet me te njejtin hap e me te njejtat ambicie, kur te gjithe operatoret i kane perqendruar punen e tyre ne kthimin e gjithe rajonit tone ne nje destinacion te perbashket per turistet e huaj, ky Panair veror eshte i krahasueshem per nga rendesia me Panairin e Tiranes, Prishtines, Beogradit, Podgorices apo Shkupit.
Eventet kushtuar librit, autoreve dhe zhvillimeve ne fushen e botimeve ia rrisin rendesine ketij aktiviteti.
Suksese botuesve!
Suksese Panairit!

Posto një koment