Kalendari i Aktiviteteve të Parashikuara

Kalendari i aktiviteteve të organizuara dhe realizuara nga Instituti i Librit dhe i Promocionit gjatë vitit 2018.

Kalendari i aktiviteteve të organizuara dhe realizuara nga  Instituti i Librit dhe i Promocionit gjatë vitit 2018. 

19 janar – Takim me shkrimtarin Namik Dokle dhe romanin e tij “Lulet e skajbotës” në Bibliotekën “Skënder Luarasi” – Ersekë.

19 janar – Takim me shkrimtarin Namik Dokle dhe romanin e tij “Lulet e skajbotës” në Lokalin “Devolli” – Maliq.

20 janar – Takim me shkrimtarin Namik Dokle dhe romanin e tij “Lulet e skajbotës” te  Muzeu i Artit Oriental “Bratko” – Korçë.

20 janar – Takim me shkrimtarin Namik Dokle dhe romanin e tij “Lulet e skajbotës” Salla e Hotel “Enkelana” – Pogradec.

24 janar – Takim me shkrimtarin Namik Dokle dhe romanin e tij “Lulet e skajbotës” në Bibliotekën “Qemal Baholli” – Elbasan.

24 janar – Takim me shkrimtarin Namik Dokle dhe romanin e tij “Lulet e skajbotës” në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” – Berat.

8 shkurt – Prezantimi i librit studimor “Gollobordë (Golo Bordo), Shqipëri” – tek Akademia e Shkencave – i përgatitur nga Andrea N. Sobolev dhe Aleksandër A. Novik (anëtarë të Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Shën-Petërburgut).

23 shkurt – Prezantimi I vëllimit me tregime “Princi i buzëqeshjes” të shkrimtarit Zija Çela, në shkollën 9-vjeçare “Kristaq Shtëmbari” në Fier.

10-14 mars – Panairi i Librit në Elbasan.

12 mars – Takim me shkrimtarin Besnik Mustafaj në Bibliotekën e qytetit të Elbasanit.

29 mars – 2 prill – Instituti i Librit dhe i Promocionit me mbështetjen e Bashkisë së Krujës organizon“Kruja në telajo – Ditët e Skënderbeut”, në qytetin e Krujës dhe rrethinat, me pjesëmarrjen e rreth 50 piktorëve nga Shqipëria dhe rajoni.

30 mars – Promovimi i romanit “Lulet e skajbotës” të autorit Namik Dokle – Hotel “Panorama”
Krujë.

13 prill –  Promovimi i librit “Misionarja e Paqes”, kushtuar Ambasadores së Paqes Lumturi Vladi – Salla “Unesco” Muzeu Historik Kombëtar.

14-16 prill – Botimet Toena merr pjesë në Panairin e Librit që organizohet në Kukës.

20 prill – Promovimi i romanit “Laokooni” të shkrimtarit Kadrush Radogoshi – Salla “Libri Akademik”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Tiranë.

21 prill – Promovimi i krijimtarisë së shkrimtarit Besnik Mustafaj në ambientet e “Vila Zeneli”, Librazhd.

23 prill – Botimet Toena merr pjesë në Panairin e Librit që organizohet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

7 maj – Promovimi i romanit “Një jetë në tri botë” të autorit Arben Braçe – Libraria “Tirana Times”.

10 – 13 maj – Botimet Toena merr pjesë në Panairin Kombëtar të Librit “Fieri 2018”.

15 maj – Promovimi i librit “Me Papandreun në Europë” Hotel “Plaza” – Tiranë.

14 maj –  Në shkollën e mesme “Arsakeio e Tiranës”, u zhvillua faza e dytë, ajo e leximeve të krijimeve konkurruese të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2018” – Edicioni IV, Seksioni I.

16-20 maj – Botimet Toena merr pjesë në Festivalin “Ditënetët e Librit” – Muzeu Historik Kombëtar.

17 maj – Takim me shkrimtarin Bashkim Shehu dhe përkthyesen e romaneve të tij në spanjisht Maria Roces – Skena Multimediale Atrium, Muzeu Historik Kombëtar.

20 maj – Takimin kushtuar Niko Nikollës, Skena Multimediale Atrium, Muzeu Historik Kombëtar.

22 maj – Promovimi i librit “Shihemi në majë” të autorit Kosta Petrov te Qendra COD në Kryeministri.

28 maj – Ceremonia Finale e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2018” Edicioni IV, Seksioni I – Parku Rinia – Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

Posto një koment