Festivali Letrar për të Rinj "Tirana 2017" - Edicioni III

EDICIONI IV I FESTIVALIT LETRAR PËR TË RINJ “TIRANA 2018” PO AFRON…

EDICIONI IV I FESTIVALIT LETRAR PËR TË RINJ “TIRANA 2018” PO AFRON…

Ky Festival i ideuar dhe organizuar për tri vite radhazi nga Botimet Toena dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit vazhdon ende rrugëtimin e tij të suksesshëm duke bërë bashkë shumë krijues të rinj nga të gjitha trevat shqipfolëse: Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ky aktivitet multiartistik ka si qëllim të tijin jo vetëm angazhimin e të rinjve dhe formimin e krijuesve të rinj, por edhe botimin e një “Antologjie”, si produkt final i një pune disamujore të suksesshme, e cila është pritur mjaft mirë si prej pjesëmarrësve ashtu edhe nga publiku.

Sot, kjo “Antologji e krijuesve të rinj” mund të shërbejë si një udhëzues dhe burim frymëzimi për të gjithë ju që nesër dëshironi të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi dhe kësaj nisme të Festivalit Letrar për të Rinj, pasi dhe pak kohë na ndan nga edicioni i katërt, i cili nis në muajin prill dhe përfundon me ceremoninë finale të shpalljes së fituesve të këtij edicioni të rëndësishëm vjetor, që zgjat për gati 10 muaj, duke përmbushur misionin e tij në gjetjen e talenteve të reja në fushën e shkrimit.

Edhe pse vitet kalojnë shpejt, në historinë e këtij Festivali do të mbeten në kujtesë ata që u shpallën fitues të edicioneve të tri viteve.

Surpriza të reja na presin:

EDICIONI I:

· Në prozë: AGRON BAJRAKTARI

· Në ese: KIARA LALO

· Në poezi: ERMIRA OMARI BASHI

EDICIONI II:

· Në prozë: ELONA ZERALIU

· Në ese: BUJAR PLLOSHTANI

· Në poezi: VIOLA BERHANI

EDICIONI III:

· Në prozë: BABETA REXHEPI

· Në ese: ERMELINDA PASHAJ

· Në poezi: LULZIME GJYRIQI

Posto një koment