Aktivitete Aktivitete të përditësuara

Prezantimi i librit “Edukimi në familje dhe në shkollë”, të autorit Gëzim Tushi në gjimnazin Sami Frashëri

Prezantimi i librit “Edukimi në familje dhe në shkollë”, të autorit Gëzim Tushi, në sallën “Virtuale”, me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”. Në këtë sallë ishin të pranishëm: mësuesit e këtij gjimnazi; Xhoi Jakaj, pedagoge e Universitetit të Tiranës; autori i librit, sociologu i njohur Gëzim Tushi; drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi; drejtoresha e Botimeve Toena, Irena Toçi etj., të cilët gjatë bashkëbisedimit për problemet e adoleshentëve dhe marrëdhënieve të tyre me prindërit, mësuesit dhe shoqërinë, përpos këshillave dhe motivimit (që aq shumë kanë nevojë adoleshentët), ndanë me ta eksperiencat e tyre më të vyera.

Posto një koment