Kategoria Poezi 2017 Të Tjera

Kodi 13-33/ 2017

Përdëllim

 

Vargonj të heshtur të epimit

ngrihen mbi rrënoja fjalësh.

U mbyt si një klithmë e rrëzuar,

vallë, në ç’brigje kuiset kjo lëngatë e vdekur?

 

Lektisen edhe nëpër terr,

cektina të pagoja,

mbi pirgje kujtimesh.

 

Ikën levarash zbrazjesh,

në kllapi dehjesh thepohen

edhe thellomat e bartjes.

 

Me afsh

kundroj botën si zhvishet nëpër diej fjalosjesh,

me regëtima shqyen buzagazin

e thërrmuar të viteve.

 

Ulem mbi fijet e shqepura të ikjes.

Si një far zbërdhulet

tejmasa e paformë

që mpiks portretin e shpërfytyruar të ardhacakjes.

Posto një koment