Kategoria Poezi 2017 Të Tjera

Kodi 13-32/ 2017

Jetë

 

O nënë…

Nuk po e shoh dot qiellin e kaltër dhe yjet që mbretërojnë me hënën.

Kjo mbretëri e pafundme dhe e pushtuar nga hije,

Nuk po e kuptoj pse uji ka ndalur së rrjedhuri.

Po më duket vetja si pjesë e një oazi në shkretëtirën përcëlluese.

Nuk kam fuqi të formoj as dallgë që të shuaj etjen e rërës.

Flaka më ka djegur gjakun.

E pashë me sytë e mi iluzionin e luftës mes arit, rërës dhe ujit kristal.

Sado që ti të përpiqesh të pish një gllënjkë ujë, të tjerët do të pengojnë.

Do të tërheqin nga vetja e tyre dhe të digjesh bashkë me ta.

Janë këto, nënë, që ti i quan kristalet e fshehta të malit.

Janë këto që më mbytën në parajsën tënde.

Po unë, a do të mbijetoj?

Thellë brenda vetes e di që oazi nuk do të thahet kurrë,

Se ekzistojnë furtuna me shkreptima e vetëtima.

Ata do pastrojnë dhe do më kthejnë pastërtinë e dikurshme.

E unë do jetoj përgjithmonë me shpresën se dielli do të lindë me retë shërbëtore.

Posto një koment