Kategoria Poezi 2017 Të Tjera

Kodi 13-28/ 2017

Në pritje të Godosë

 

Në atë ditë zbrazëtirë pse-je,

Në kafen blozë e shpirtin peshë,

Pas xhamit, jeta vraponte furishëm

Si një i huaj në heshtje, përballë meje ti pret…

 

Ti pret e pret, e nga pritja s’u lodhe kurrë.

I lidhe lotët bashkë, ujëvarë që bien në gurë.

Nga një Godo absurdi për ty u bëra hero,

Lipsje një metaforë shpirti duke pritur një frymë bosh!

 

Nga një pritje kozmike u bë një epope dhimbjeje

Që qeshje, qaje, çirreshe e grindeshe

Në mes botës tradhtare, përpara pasqyrës luan

Në mikroskopin e syrit, milingonë, një mjeran.

 

Në vetminë e athtë, ngjasuar me Robinsonë,

Prisje e prisje orën pa kohë.

I thirre edhe kujtimet të të bënin shoqëri.

Edhe ato, po tradhtare, ta falën vetminë.

 

Ti pret e pret, e nga lodhja s’u lodhe kurrë.

I lidhe lotët bashkë, ujëvarë që bien në gurë.

Nga një Godo absurdi, për ty u bëra hero,

Lipsje një metaforë shpirti duke pritur një frymë bosh!

Posto një koment