Europa krijuese

Albert Cohen – E bukura e të zotit

Promovimi i romanit  “E bukura e të zotit” i Albert Cohen  në sallën promocionale, stenda Toena, Panairi i 18-të i librit, Tiranë.

Prezantimi i romanit  “E bukura e të zotit” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.13428033_1104662919601647_7018654008809939981_n 12235129_957268157668067_8731396547360339578_n

 

 

 

 

“E bukura e të zotit”, një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.  Gjatë leximit, secili prej nesh zbulon, me mënyrën e tij, kënaqësinë e të besuarit në atë çka lexon, përjetimin e pasionit të dashurisë të Solalit dhe Arianës. Dhe kjo kënaqësi kthehet në nevojë pothuajse organike, sepse tek “E bukura e të zotit” ndien frymën, dinamikën e shkrimit, forcën që shtyn personazhet në monologë të gjatë duke mos respektuar rregullat konvencionale të drejtshkrimit. Dhe në këtë pikë lexuesi përfshihet brenda një vorbulle idesh, ndjenjash, përshkrimesh, të cilën mund ta dominojë vetëm nëpërmjet frymëmarrjes së tij.   “E bukura e të zotit” e Albert Cohen-it, është një vepër që thyen krenaritë e rreme, por edhe mitin e pasionit për dashurinë, është një sulm plot ironi të pamëshirshme ndaj institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha një himn kushtuar letërsisë.

Posto një koment